Bursa për të gjithë studentët e universiteteve shtetërore dhe private për programet e Autodesk

Bursa për të gjithë studentët e universiteteve shtetërore dhe private për programet e Autodesk

Të nderuar student/e të Universiteteve shtetërore dhe private,

Qendra Infinit me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kompetencave profesionale të studentëve të shoqërisë kosovare, vendos për shpërndarjen e katërdhjetë (40) bursave në formë testesh nga programet e Autodesk-ut për studentët e Universiteteve shtetërore dhe private, që nënkupton çertifikimin me njohje ndërkombëtare. Ku ofrohen gjashtë (6) programet e Autodesk-ut: AutoCad, Inventor, Revit, Maya, 3ds Max dhe Fusion 360.

Për të qenë përfitues të bursave, studentët duhet t’i plotësojnë këto kritere:
Vërejtje: Studentët duhet të kenë njohuri të Gjuhës Angleze, meqë testi do të mbahet në këtë gjuhë (niveli duhet të jetë Preintermediate +).

  • Studentët të jenë  të dalluar ( me notë mesatare 7+).
  • Studentët duhet të jenë në vitin e II-të dhe të III-të Bachelor, ose Master.
  • Studentët duhet ta kenë ndjekur lëndën e AutoCAD-it dhe përfunduar me notë 7+,
  • Studentët duhet ta kenë ndjekur lëndën e 3ds Max-it dhe përfunduar me notë 7+,
  • Studentët duhet ta kenë ndjekur lëndën e gjuhës angleze dhe përfunduar me notë 7+  

*Për ata që nuk e kan pasur asnjërën nga lëndët mësipër, vlenë nota e gjuhë angleze dhe nota mesatare.

Afati i aplikimit për studentët do të jetë deri me 19.06.2017, ndërsa faza e parapërgatitjes dhe e testimit do të përfundohet deri me 27 Qershor 2017.

Luten studentët që në momentin e aplikimit të dërgoj në email-in centerinfinit@gmail.com transkriptin e notave të vërtetuar nga fakulteti ose të shkarkuar nga Sems-i dhe të kufizohen me ngjyrë lëndët përkatëse që kanë aplikuar (psh. ata që aplikojnë për çertifikimin në 3ds Max të kufizohet nota e 3ds Max-it dhe e Gjuhës Angleze). Studentët të cilët nuk e dërgojnë transkriptin e notave, aplikimi i tyre nuk merret parasysh.

Përzgjedhja e studentët më të dalluar nga kriteret e lartëpërmendura, do të njoftohen me email pas datës 19.06.2017.

Shpjegim shtesë: Pas përzgjedhjes së studentëve, do të mbahet një Workshop për ata që aplikojnë për programin AutoCad (workshop për programet e tjera, nuk kemi mundësi t’i ofrojmë). Pastaj të gjithë studentëve të të gjitha programeve do t’u ofrohet një test ushtrues paraprak, si parapërgaditje për testin final. Në fund, caktohet  dita e testit final, e cila gjithsesi do të caktohet në pajtueshmëri me të gjithë studentët, studentët të cilët e kalojnë testin, në mënyrë automatike ju lëshohet çertifikata nga AUTODESK.

Suksese të gjithë studentëve!

APLIKO KËTU

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This