AutoCAD Civil 3D

AutoCAD Civil 3D

Pse ky trajnim?

Trajnimi për AutoCAD® Civil 3D® 2016 Fundamentals është si një udhëzues i cili përdoret për Inxhinjerët e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës – Infrastrukturës dhe Gjeodetët dhe ka përparësi si software i cili ofron disa mundësi (funksione) me dizajne të funksioneve dinamike. Një projekt i krijuar me këtë software është leht i ndryshueshëm në mënyrë dinamike. Software AutoCAD Civil 3D lejon zhvillimin e shpejtë të alternativave përmes mjeteve të saj të projektimit modele të bazuara. Ju do të mësoni teknika që bëjnë të mundur që të organizoni të dhënat e projektit, të punoni me pikat e matura me koordinata X,Y,Z etj, të krijoni dhe analizoni sipërfaqet, të krijoni modele të korridoreve rrugore, të krijoni parcelat në situacion, si të projektohet një sipërfaqe e terrenit dhe si të llogariten volumet e gërmimit apo të mbushjes së nevojshme për të ardhur deri te sipërfaqja e projektuar, gjithashtu ju do të mësoni edhe prezentimin e rrjetit gypave në situacion.

Çka mësoni në këtë trajnim?

Për ta kompletuar këtë trajnim ju duhet që të:

  • Mësoni (kuptoni) dritaren e shfrytëzueshme të AutoCAD Civil 3D
  • Krijimi dhe ndryshimi i parcelave dhe printimi i raportit të parcelave
  • Krijimi i pikave dhe grupeve të pikave si dhe puna me figurat e matura në teren
  • Krijimi ndryshimi (editimi), shfaqja dhe analizat e sipërfaqes së terenit
  • Krijimi dhe ndryshimi i një linje
  • Krijimi i shënimeve kyçe
  • Krijimi i situacionit, prerjes gjatësore (profilit gjatsër) dhe prerjeve tërthore (profilave tërthor)
  • Krijimi i grupimeve (assemblies), korridoreve të rrugëve dhe udhëkryqeve
  • Krijimi i sipërfaqes së terenit të projektuar mbas gërmimit
  • Krijimi i rrjetit të gypave në bazë të rënies së lirë dhe gypave të cilët kanë një presion fillestar
  • Krijimi i kalkulimeve të sasive dhe vëllimeve
  • Përdorimi i planifikimit të situacionit dhe profileve në fleta (faqe)

Për kë?

Ky kurs (trajnim) u dedikohet studentëve dhe Inxhinierëve të Ndërtimtarisë, Arkitekturës, Hidros, Infrastrukturës dhe Gjeodetëve.

Sa zgjat?

Trajnimi përmban 32 orë mësimore.

Sa kushton?

289 €

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This