Gjuhë Arabe

Gjuhë Arabe

Pse kursi i gjuhës arabe?

Merrni njohuritë fillestare nga kursi i gjuhës arabe, mësoni arabishten standarde për ta kuptuar Kur’anin dhe ndiqni vargun e kurseve për vazhdimin e studimeve në botën arabe. Kursi mbahet për të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në atë të avancuar (gjithsej 7 nivele).

Kursi mbahet në dy forma:
Intensiv: i cili mbahet çdo ditë nga dy orë mësimi
I rregullt: mbahet tri herë në javë nga dy orë mësimi.

Çka mësoni në këto kurse të gjuhës arabe?

Kurset e gjuhës arabe në qendrën tonë në Prishtinë zhvillohen në shtatë nivele të standardizuara. Ky modul përshkruan shkathtësitë të cilat do t’i përvetësojë secili nxënës. Qendra Infinit ofron kurset e gjuhës arabe duke u bazuar në kornizën evropiane të gjuhëve (CEFR).

Niveli fillestar – përqendrohet në mësimin e shkronjave arabe dhe leximit të rrjedhshëm të tekstit.
Niveli 1 – Ju mund të flisni rreth gjërave bazike, si rreth asaj se ku jeton, çfarë punon, dhe cilët janë hobit tuaj.
Niveli 2 – Ju mund t’i komunikoni informatat bazike, dhe të shprehni nevojat e juaja.
Niveli 3 – Ju mund t’i menaxhoni situatat e përditshme dhe nëse udhëtoni në ndonjë vend arab, ju lehtësisht mund t’i tejkaloni shumicën e situatave, të flisni rreth përvojave dhe pikëpamjeve tuaja.
Niveli 4 – Ju mund të komunikoni rrjedhshëm edhe gjatë rastësive.
Niveli 5 – Ju nuk keni nevojë të kërkoni fjalët, sepse mund të flisni arabishten bukur, rrjedhshëm dhe në çfarëdo situate.
Niveli 6 – Ju kuptoni gjithçka që lexoni dhe dëgjoni. Gjithashtu mund të flisni edhe në detaje për tema të ndryshme.

Për kë?

Për të gjitha moshat, me fokus të vecantë për fëmijë të shkollave fillore, adoleshentët, studentët dhe profesionistët e interesuar në marrjen e shkathtësive të caktuara gjuhësore.

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This