Gjuhë Angleze

Gjuhë Angleze

Pse kursi i gjuhës angleze?

A e keni vërejtur ndryshimin e përdorimit të gjuhëve të huaja në procesin e globalizimit?

Atëherë, bashkëveprimi me botën është rritur dhe bërë domosdoshmëri, sidomos në aspektin e kulturës, duke perfshirë këtu përdorimin e gjuhëve si mjet tejet i rëndesishëm i komunikimit.

Paramendoni të punoni dhe bashkëbisedoni me këdo në botën e gjerë, sa lehtësuese dhe e rëndësishme do të ishte posedimi i shkathtësive gjuhësore.

Imagjinoni bursat për të studiuar jashtë vendit, profesionet e nevojshme jashtë vendit, bashkimi familjar, krijimi i rretheve sociale etj.

Imagjinoni përdorimin e çdo literature botërore për nevojat tuaja profesionale

Shumë psikologë çmojnë lart aftësitë kognitive të personave që janë bilingual

Psh, forcojnë shkathtësitë kognitive, perceptuese, forcojnë memorien dhe aftësitë në kryerjen e shumë detyrave si dhe forcojnë aftësitë e vendimmarrjes.

Me të gjitha këto përfitime, kush nuk do të donte të bëhej më i mençur dhe më i suksesshëm.

Atëherë, të mësuarit e një gjuhe të huaj, padyshim është një përparësi në tregun e punës dhe dijes.

Çka mësoni në  kurset e gjuhës angleze?

Kandidatët që do t’i ndjekin këto kurse të gjuhës angleze pritet që të arrijnë nivelet si në vijim;

Level A1– Studentët në këtë nivel do të mund të kuptojnë dhe përdorin shprehje të përditshme, fraza bazike. Ata do të mund të prezantohen tek të tjerët dhe do të mund të bëjnë pyetje për detaje të jetës personale, si p.sh.: Ku jetoni? Për njerëzit që njohin dhe gjërat që kanë. Ata do të mund të bashkëbisedojnë në mënyrë të thjeshtë me kusht që bashkëbiseduesi të flasë ngadalë, qart dhe të ketë vullnet të ndihmojë.

Level A2 – Studentët në këtë nivel mund të kuptojnë fjalitë dhe shprehjet e shpeshta në fushat e përditshme (p.sh., informata të njohura dhe elementare, blerje, gjeografia lokale, punësimi, përditshmëria etj). Mund të komunikojnë thjesht për temat që kërkojnë shkëmbim informatash mbi çështje të përditshme dhe të njohura. Mund të përshkruajnë thjesht aspektet e tyre të mëhershme, kërkesat dhe nevojat e tyre të menjëhershme dhe të domosdoshme.

Level B1– Studentët mund të kuptojnë pikat kryesorë të gjuhës standarde mbi temat e njohura të hasura në punë, shkollë, aktivitete të lira etj. Mund të inkuadrohen në situata të tilla që mund të hasen gjatë udhëtimit dhe ballafaqimit me fushat, ku gjuha flitet dhe kërkohet të prodhohen tekste të ndërlidhura, të kuptueshme mbi temat për palët. Mund të përshkruajnë përvojat, ngjarjet, ëndrrat, shpresat, ambiciet dhe shkurt mund të japin arsyet dhe sqarimet për mendimin dhe planet.

Level B1+ – Studentët duhet të jenë në gjendje të kuptojnë idenë kryesore të teksteve komplekse mbi temat konkrete dhe abstrakte, duke përfshirë edhe diskutimet teknike në fushën e tyre të specializimit apo punës me të cilën ballafaqohen. Mund të bashkëbisedojnë me një shkallë të rrjedhshmërisë dhe spontanitetit që e shndërron një bisedë me një anglishtfolës në bisedë pa ndonjë veshtirësi në të kuptuar. Mund të prodhojnë tekste të qarta, të pastërta mbi tema të ndryshme dhe sqarojnë mendimet/pikëpamjet mbi çeshtjet duke dhënë avantazhet dhe disavantazhet të mendimeve të ndryshme.

Level B2 – Studentët duhet të jenë në gjendje t’i kuptojnë një gamë të gjerë kërkesash, teksteve të gjata dhe të njohin kuptimin e nënkuptuar . Ata mund të shprehin veten rrjedhshëm dhe spontanisht pa u munduar shumë të kerkojnë shprehjet e duhura. Ata mund të përdorin gjuhën fleksibile dhe efektive për qëllime sociale, akademike dhe profesionale . Ata mund të prodhojnë tekste të mirë-strukturuara, të qarta e të hollësishme mbi tema të ndërlikuara , duke treguar përdorimin e kontrolluar të modeleve organizative, lidhësave dhe pajisjet kohezive.

Level C1– Në nivelin C1 të aftësisë , nxënësit mund të kuptojnë me lehtësi praktikisht gjithçka të dëgjuar apo të lexuar . Ata mund të përmbledhin informacione nga burime të ndryshme të folur dhe të shkruar , rindërtojnë argumente dhe llogaritë në një prezantim koherent. Ata janë në gjendje të shprehin veten spontanisht , shumë rrjedhshëm dhe sakt, duke bërë dallimin e mirë të nuancave të kuptimeve, madje edhe në situata shumë komplekse.

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This