Gjuhë Gjermane

Gjuhë Gjermane

Pse kursi i gjuhës gjermane?

Merrni njohuritë fillestare nga kursi i gjuhës gjermane, mësoni gjermanishten e kërkuar për bashkim familjar dhe ndiqni vargun e kurseve për vazhdim të studimeve në Gjermani. Kursi mbahet për të gjitha nivelet, Nga niveli fillestar deri në atë të avancuar (A1-C2).

Ligjërimi bëhet në dy forma
Intensiv: I cili organizohet çdo ditë nga dy orë mësimi
I rregullt: Organizohet tri herë në javë nga dy orë mësimi.

Çka mësoni në këto kurse të gjuhës gjermane?

Sistemi Evropian ofron mundësi unike për mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën. Këto kurse të gjuhës gjermane në Prishtinë zhvillohen në gjashtë nivele të standardizuara, ky sistem përshkruan shkathtësitë, nëpër të cilat do t’i duhet të kalojë secilit nxënës. Qendra Infinit ofron kurset e gjuhës gjermane duke u bazuar në kornizen evropiane të gjuhëve (CEFR)
Niveli A1 – Ju mund të flisni rreth gjërave bazike, si rreth asaj se ku jeton, dhe cilët janë hobit tuaj.
Niveli A2 – Ju mund t’i komunikoni informatat bazike, dhe të shprehni nevojat e juaja.
Niveli B1 – Ju mund t’i menaxhoni situatat e përditshme dhe nëse udhëtoni në Gjermani, ju lehtësisht mund t’i tejkaloni shumicën e situatave, të flisni rreth përvojave dhe pikëpamjeve tuaja.
Niveli B2 – Ju mund të komunikoni edhe gjatë rastësive, dhe atë, rrjedhshëm.
Niveli C1 – Ju nuk keni nevojë të kërkoni fjalët, sepse mund të flisni gjermanishten në çfarëdo situate.
Niveli C2 – Ju kuptoni gjithçka që lexoni dhe dëgjoni. Gjithashtu mund të flisni në detaje.

Ligjërimi bëhet në dy forma
Intensiv: i cili organizohet çdo ditë nga dy orë mësimi
I rregullt: Organizohet tri herë në javë nga dy orë mësimi.

Për kë?

Për të gjitha moshat, më fokus të vecantë për fëmijë të shkollave fillore, adoleshentet, studentët dhe profesionistet e interesuar në marrjen e shkathtesive të caktuara gjuhësore.

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This