Kursi Aftësitë në prezantim!

Kursi Aftësitë në prezantim!

Pse janë të rëndësishme Aftësitë Prezantuese?

Në shumë fusha, aftësia për të komunikuar gojarisht është aq e rëndësishme sa edhe aftësia e të shkruarit mirë. Si nxënës, ju do të obligoheni të prezantoni para mësuesve, shokëve ose ndonjë audience të panjohur. Fatkeqësisht, shumë njerëz frikësohen nga të folurit publik dhe japin të pamundurën ta shmangin atë duke humbur kështu mundësi të mëdha, si:

  • Paraqitjen e njohurive të tyre që do të mund t’u ndihmonin të tjerëve
  • Përshtypjet që do të mund t’i linin në pjesëmarrësit prezentë
  • Edukimin e pjesëmarrësve në çështje specifike

Ky trajnim është dizajnuar që të ndihmojë nxënësit të mësojnë teknika bazike për të përmirësuar aftësitë e tyre prezantuese, qoftë individualisht ose në grup.

Në fund të këtij trajnimi, nxënësit do të dinë t’i aplikojnë ato teknika gjatë të folurit publik. Nëse folësit i përdorin këto aftësi, do  të mund të flasin me vetëbesim dhe të lënë ndikim të hatashëm në pjesëmarrësit e prezantimeve të tyre.

Është me rëndësi të thuhet se duke përmirësuar ose forcuar aftësitë prezantuese, nxënësit do të dinë të tejkalojnë edhe shumë situata të tjera personale dhe shoqërore.

Çka do të mësohet:

  • Përgatitja dhe praktika
  • Intonacioni dhe gjuha e trupit
  • Tipet e Prezantimeve (ppt, tabelë, panel, seminar, tradicional)
  • Përballja me pyetje dhe përgjigjje
  • Tejkalimi i frikës
  • Prezantimi i aftësive të fituara

Vërejtje* Për nxënësit e Qendrës, që ndjekin kurset verore, ky kurs ofrohet pa pagese.

Kohëzgjatja: 8 seanca nga 60 min

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This