Office Advanced

Office Advanced

Në këtë kurs janë të përfshira katër  module në nivel të avancuar për fëmijë në Windows 7, Word, Excel dhe PowerPoint. Fëmijët do të mësojnë për sistemin operativ Windows, ku do të praktikojnë menaxhimin e dokumenteve, rregullimin e parametrave më të avancuara, instalimin dhe deinstalimin e programeve dhe elemente të tjera më të avancuara. Në programin Word do të mësojnë për krijimin e dokumenteve për shkrim, përdorimin e teamplate, formatizimin e tekstit dhe fletës punuese në nivel të avancuar. Në progrmain Excel do të kenë mundësi të krijojnë tabela, të kalkulojnë tabela të thjeshta, të përdorin disa funksione të ndryshme dhe të pregatitin fajllin për printim. Në programin PowerPoint fëmijët do të mësojnë të krijojnë një sllajd të ri, të bëjnë formatimin e teksitt, të ndërlidhin sllajdet me programe të tjera, të përdorin animacionet dhe videot. Do të mësojnë gjithashtu të bëjnë dokumentin të gatshëm për printim.

Qëllimet e kursit

Qëllimi kryesor është që fëmijët të dine të përdorin programet në nivel më të avancuar si Windows 7, Word 2010, Excel 2010 dhe PowerPoint 2010.

Modulet e kursit:  Mbrenda një muaji do të mbahen 16 seanca nga dy orë akademike ( 90 minuta)

Windows  – 8 orë ( 4 seanca ) nga 90 minuta

Word  – 8 orë ( 4 seanca ) nga 90 minuta

Excel – 8 orë ( 4 seanca ) nga 90 minuta

PowerPoint –  6 orë ( 3 seanca ) nga 90 minuta

Çmimi: 29 €

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This