Kursi i gjuhes angleze

Kursi i gjuhes angleze

Në ditët e sotme kursi i gjuhes angleze është bërë thuajse i domosdoshem. Në vendin tonë gjuha angleze “imponohet” që nga vitet e hershme. Dihet se fëmijët kanë aftësi më të mëdha bilinguale, prandaj është një lloj përparësie për ta, që mësimi i gjuhëve t’u imponohet sa më herët.
Së fundmi, deshëm apo jo, na duhet të ballafaqohemi me anglishten, qoftë vetëm në komunikim; shkrim; lexim apo dëgjim. Për këtë, edhe ekzistojnë forma të ndryshme të të mësuarit të saj, e sidomos kurse, që janë në numër të konsiderueshëm.

Kurset e gjuhës e angleze janë jashtëzakonisht të rëndësishme, nëse veç vendoset për nxënien e kësaj gjuhe.

Si ta mësoni gjuhën angleze?

Shumë nga ne zgjedhim mënyra të ndryshme për mësimin e gjuhës angleze, madje disa provojnë shumë mënyra por nuk mund të arrijnë të nxënit e saj. Pse ndodh kjo? A është gjuha angleze aq gjuhë e vështirë sa për të mos pasur mundësi të mësohet? Sigurisht që jo, por problemi qëndron në moszgjedhjen e duhur të mënyrave të mira dhe efektive për ta mësuar atë. Disa mendojnë që gjuha mund të mësohet vetëm duke shikuar filma apo programe të ndryshme, qofshin ato edukative apo me karakter tjetër. Diçka mund të mësohet, sigurisht që po, por përderisa nuk mëson në shkollë apo nuk ndjek ndonjë kurs, gjithmonë do të kesh mangësi në njohjen e kësaj gjuhe. Kursi i gjuhes angleze ka një rëndësi shumë të madhe për faktin që nëpër kurse më shumë i kushtohet rëndësi gramatikës së gjuhës, dhe kur nxënësi e mëson gramatikën e një gjuhe, ai do ta ketë pastaj shumë më të lehtë komunikimin me njerëz sepse mundësitë për të bërë gabime të mëdha në të folur janë shumë më të vogla.

Pse na duhet kursi i gjuhes angleze?

Nga kursi i gjuhes angleze ka përfitime shumë të mëdha si në aspektin e njohjes së gjuhës, si në atë komunikativ, e në vecanti në të shkruar. Secila nga këto veçori ka vlerën e vet të rëndësisë në njohjen e gjuhës angleze.
Për shembull, komunikimi ka rëndësi shumë të madhe, sepse duke mos pasur mundësi të komunikosh lirshëm nuk mund të as të ndjehesh komod dhe konfident gjatë të folurit me të tjerët. E komunikimi i mirë arrihet duke i pasur bazat e mira, dhe baza e mirë sigurisht që është njohja e gramatikës së asaj gjuhe. Duke e njohur gramatikën e një gjuhe të mundësohet një komunikim më i lehtë sepse me anë të gramatikës mund t’i përpilosh fjalitë në rregull dhe pa gabime, dhe e gjithë kjo mundësohet më lehtë duke ndjekur kurse të gjuhës angleze.

Kursi i gjuhes angleze dhe ndikimi i tij në karrierën tuaj

Gjuha angleze emërtohet edhe si “gjuha e biznesit”, dhe duke qenë kështu, kjo gjuhë është bërë thuajse si gjuhë dytësore për çdokënd që nuk jeton në vend anglishtfolës. Nuk është vetëm gjuha angleze e rëndësishme në botën e biznesit, por në përgjithësi kur njerëzit duan të komunikojnë me njerëzit e vendeve tjera gjithmonë e zgjedhin gjuhën angleze si gjuhë të përbashkët të tyre. Kjo është sepse  gjuha angleze mësohet në shkollat e gjithë botës dhe flitet nga 1.5 miliard njerëz nga e gjithë bota ose 27% e gjithë popullsisë. Si gjuhë e biznesit, anglishtja hap çdo fushë të biznesit. Pasi që është shumë e rëndësishme të njohësh dy gjuhë, çdo kompani në çdo vend të botës preferon të punojë punëtorë që flasin dy gjuhë dhe në veçanti, dikë që flet gjuhën angleze dhe atë amtare. Duke i ditur dy gjuhë e në njërën prej tyre edhe gjuhën angleze ti do të jesh në gjendje të komunikosh me të tjerët në të gjitha skajet e botës. Duke qenë gjuhë e biznesit anglishtja është gjuhë e zhvillimit ekonomik sikurse e përparimit teknik dhe shkencor. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë lidere sa i përket zhvillimit teknologjik dhe ekonomik, dhe si pasojë e kësaj gjuha të cilën duhet ta dish dhe që të duhet në të gjitha fushat e jetës është gjuha angleze.

Çka mësojmë nga kursi i gjuhes angleze?

Duke e pasur parasysh përhapjen aq të madhe të kësaj gjuhe, sigurisht që për ne si nxënës kursi i gjuhes angleze është më se i mirëseardhur.
Nga kursi i gjuhes angleze ne mësojmë shumë gjëra, duke u nisur nga ato më të thjeshtat e deri tek gjërat më të ndërlikuara që mund të na paraqiten gjatë komunikimit me njerëz.

Në kurset e gjuhës angleze, përveç mësimit të gjuhës, ju mund të përfitoni edhe shumë të mira të tjera që do t’ju duhen gjatë gjithë jetës. Aty, veç tjerash, mësohet puna në grup, ndërtimi i vetëbesimit, kodet e sjelljes dhe shumëçka në lidhje me kulturat e ndryshme, të cilat pastaj do t’ju ndihmojnë të flisni me njerëz të ndryshëm e të kulturave të ndryshme, pa pasur frikë se të ngecni, sepse në kurs, ju keni fituar njohuri të përgjithshme.

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close
Share This