Rregullore e brendshme e qendrës

Të gjithë kursistat që vijojnë mësimin në” INFINIT QATAR TRAINING CENTER” janë të detyruar t’i përmbahen rregullave që qendra ka hartuar. Këto rregulla janë themelore që secili kandidat i cili vijon mësimin në qendrën tonë duhet t’i respektoj,më të vetmin qëllim që të arrijmë rezultate sa më të larta se bashku.

Pranimi i studentit dhe detyrimet e tij financiare
“Infinit Qatar Training Center” në pranimin e studentëve nuk bën asnjë dallim në baza gjinore, racore, feje, etnie etj.

  • Studenti që regjistrohet për herë të parë në qendrën tonë duhet t’i nënshtrohet testimit për përcaktim të nivelit.Studenti ka të drejtë të zgjedhë orarin më të përshtatshëm për të, apo të propozojë kohën kur dëshiron të mbaj mësim.
  • Studenti duhet të paguaj mësimin paraprakisht. Ai mund të zgjedhë të bëjë pagesë të përmuajshme ose pagesë totale të kursit.
  • Pagesa e kursit nuk varet nga vijueshmëria e studentit. Ai duhet të paguajë muajin e plotë edhe nëse ka munguar disa orë.
  • Pas kryerjes se pageses për kurs nëse për cfardo lloj arsye nuk vijohet kursi nga ana e kandidatit mjetet ka mundësi të kthehen vetëm brenda muajit përkates.

Siguria në objekt

  • Objekti është i pajisur me kamera
  • Objekti ka të instaluar alarmin kundër zjarrit
  • Janë të vendosura aparatet kundër zjarrit
  • Në secilin kat ekziston kutia e ndihmës së parë për rastet e nevojshme mund të përdoret
  • Në rast të aktivizimimt të alarimit në mënyre të qetë dhe pa panik duhet dal nga objekti i qendrës

Kodi i mirësjelljes

  • Studenti duhet të paraqitet me kohë në mësim.
  • Për çfardo problemi, studenti duhet t’i lajmërohet profesorit dhe stafit administrativ të qendrës.
  • Studenti nuk duhet të konsumoj ushqim gjatë orës së mësimit.
  • Ndalohet rreptësisht armëmbajtja pa leje e studentit brenda mjediseve të shkollës
  • Gjatë orës së mësimit studenti duhet ta shkyq celularin.
  • Studenti duhet të kujdeset për inventarin brenda klase si dhe komplet objektit të INFINIT çdo dëmtim që shkaktohet është i detyruar të dëmshperblejë financiarisht.
  • Nëse studenti ka vërejtje të rënda ndaj profesorit përkates të grupit të tij ka të drejtë të njoftojë stafin e qendrës dhe të pranojë zgjidhjen që i ofrohet.

Testi i diplomës

  • Studenti mund të hyjë në testin e diplomës vetëm pasi të ketë përfunduar nivelin e të këtë vijuar të paktën 80% të orëve mësimore.
  • Testimi mbahet jo më vonë se katër ditë pas përfundimit të nivelit.
  • Shkolla preferon që i gjithë grupi të hyjë në test në të njëjtën ditë. Por nëse ndonjëri prej studentëve për arsye të personale nuk mund të hyjë në test bashkë me grupin, ai mund të zgjedhë një ditë tjetër.
  • Përveç testit me shkrim, studenti i nënshtrohet dhe testit me gojë në po të njëjtën ditë

 

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close