Rreth nesh

Pse jemi?

Të ofrojmë trajnim, aftësim dhe edukim profesional për të krijuar mundësi më të përshtatshme për Ju, që më lehtësisht, të qaseni në tregun e sotëm të punës dhe të krijoni një perspektivë më të mirë për të ardhmen tuaj.

Si e realizojmë këtë?

Përmes kurseve të gjuhëve të huaja, trajnimeve në fushën e teknologjisë, CAD-it, dizajnit, menaxhimit, marketingut, kontabilitetit si dhe shumë kurseve të tjera ju mund të rritni aftësitë e juaja për tregun e sotëm të punës. Përveç kësaj ju mund t’i çertifkoni njohuritë tuaja nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ECDL, Microsoft, Autodesk, Adobe, etj.

Me çfarë cilësie?

Qendra ka të angazhuar staf  dhe trajnerë me kompetencë, përvojë, përkushtim dhe integritet të lartë. Përmes angazhimit të profesorëve, trajnerëve dhe ekspertëve të dëshmuar në fusha specifike, ju mund të përfitoni dhe avanconi njohuri të reja nga fusha të ndryshme me interes për ju, si dhe të fitoni çertifikata të njohura ndërkombëtarisht. Me qëllim të rritjes së vazhdueshme të cilësisë INFINIT vlerëson në mënyrë periodike punën e stafit të saj dhe trajnerëve përmes sistemit të Vlerësimit të performancës me qëllim të sigurimit të cilësisë së shërbimeve.

Infrastruktura

Qendra INFINIT ka një infrastrukturë moderne për mbajtjen e trajnimeve dhe kurseve. Me një hapësirë prej 480 metra katror, me pajisje teknologjike të avancuara dhe salla të përshtatshme dhe komode për mbajtjen e kurseve dhe trajnimeve. Në INFINIT çdo person i interesuar mund ta gjejë veten e tij, me një ambient tërheqës me infrastrukturë moderne me brendet e fundit të teknologjisë.

Cilat janë përparësitë tjera?

  • Staf, profesorë, trajnerë dhe ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë në fushat specifike
  • Lokacion i përshtatshëm, infrastrukturë moderne, me salla dhe kushte të përshtatshme për mbajtjen e kurseve dhe trajnimeve, si dhe pajisje teknologjike të avancuara
  • Shërbime unike dhe gamë e gjerë e kurseve dhe trajnimeve
  • Çmime konkurruese dhe oferta promocionale
  • Përkrahje përmes lehtësimeve financiare për individ me shkathtësi të dalluara.
  • Përkrahje për individë dhe grupe me vështirësi ekonomike
  • Respektim dhe promovim të vlerave morale
  • Ndjeshmëri sociale dhe respekt për diversitet

Çfarë tjetër?

Në kuadër të qendrës INFINIT ekziston edhe salla për rekreacion. Kjo sallë mund të përdoret nga të gjithë kandidatët që vijojnë trajnimet në qendrën INFINIT. Shfrytëzimi i sallës për rekreacion është pa pagesë.

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close