Besart Hyseni

Besart Hyseni


Kursi: ECDL , SPSS
Email: bhyseni@infinitcenter.com

Besart Hyseni është profesor i Teknologjisë Informative me një eksperiencë prej 8 vitesh në arsimin fillor dhe të mesëm, në sektorin publik dhe atë privat. Shkollën fillore e kreu në shkollën ‘’Meto Bajraktari’’ në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme në ‘’28 Nëntori’’ në Prishtinë, drejtimi i Arkitekturës. Studimet bachelor i filloi për here të pare në vitin 2004/2005  në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit në departamentin  Teknologji-Informatikë dhe diplomoi në vitin 2008. Studimet master i filloi në vitin 2012 dhe diplomoi në vitin 2015 në Universitetin për Bisnes dhe Teknologji në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri. Është në përfundim të studimeve master në Fakultetin e Edukimit në departamentin Udhëheqja dhe menaxhimi i shkollës. Është në fillim të studimeve të doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në Fakultetin e Shkencave bashkëkohore. Ka kryer trajnime të shumta në aspektin pedagogjik dhe profesional, trajnime të cilat janë të licencuara nga MASHT-i. Ka një eksperiencë prej 7 vitesh në platforma të ndryshme kompjuterike si ECDL, SPSS, Programim, Rrjeta kompjuterike, Dizajn grafik, E-learning ( SITOS SIX ). Besart Hyseni punon në shkollën fillore të mesme të ulët ‘’Mihal Grameno’’ në Fushë Kosovë si mësimdhënës i Teknologjisë dhe Informatikës që nga viti 2008 e tutje. Është trainer në Qendrën INFINIT në Prishtinë, për platformën ECDL dhe SPSS. Besart Hyseni është trainer i platformës e-learning e cila është një platformë e Ministrisë së Arsimit dhe po zbatohet në shkollat fillore dhe të mesme publike të Kosovës dhe implementohet nga BIT Kosova. Besart Hyseni ka gjithashtu një eksperiencë prej 5 vitesh në Shoqërinë Civile, ndërsa para tri vitesh ka themeluar Organizatën Jo-Qeveritare ‘’Horizonti 21’’ e cila ka për qëllim hulumtimin, monitorimin dhe zhvillimin e projekteve në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, si dhe në fusha të tjera. Që nga fillimi i vitit 2015 është anëtar i grupit punues për Partneritet në Kuvendin e Republikës së Kosovës si dhe anëtar në Mekanizmin Koordinues të Kosovës i cili funksionon si grup i koncensuzit nacional që ka për qëllim të promovoj zhvillimin transparent, implementim dhe mbikëqyrjen e projekteve të financuara nga Fondi Global. Ka punuar edhe në Gjimnazin ‘’Hasan Nahi’’ si mësimdhënës i Informatikës. Besart Hyseni ka punuar gjithashtu si konsulent dy vite në USAID/BEP për fushën e Teknologjisë Informative .

Phone: 045 88 11 00 / 049 88 11 01
Fax: 038 243 935 / 6
10000 Prishtinë Kosovë
Abdyl Frasheri nr.24

Close