AutoCAD 2D

Qëllimi i trajnimit & Përfitimet e nxënësit

Qëllimi kryesor i këtij kursi është në ofrimin e njohurive bazike për studentët për punën me AutoCAD. AutoCAD është një përmbledhje programesh dhe veglash të cilat shërbejnë për te dizajnuar, vizatuar, konstruktuar, programuar dhe fabrikuar detale te ndryshme, ne veçanti dizajne arkitektonike e atyre inxhnierike. AutoCAD përbëhet nga shume vegla te cilat përdorën varësisht nga profesioni.

Pas përfundimit të këtijë kursi,nxënësi/studenti do jetë në gjendje të:

  • Kuptojë në përgjithësi sistemin e funksionimit të AutoCAD 2D.
  • Të njoh punën bazike me AutoCAD 2D.
  • Të mund të vizatoj, konstruktoj dhe dimensionoj figura dhe vizatime të ndryshme 2 dimensionale.

Metodologjia për realizimin e temave mësimore:

Kursi është kombinim i ligjëratave, diskutimeve, bisedave dhe ushtrimeve praktike.

Kushtet për realizimin e temave mësimore:

Literatura adekuate, tabela, kompjuteri, projektori dhe mjetet tjera TI për mësim dhe ushtrime.

Studenti/nxënësi duhet të jetë i rregullt në ligjërata dhe ushtrime, të shfrytëzoj të gjitha mundësitë për nxënie të dijes, të përdorë literaturën e obliguar dhe më të gjerë, të jetë aktiv dhe të respektoj rregullat e “INFINIT”.

Studenti/nxënësi duhet të jetë aktiv në ushtrime dhe të reflektoj gatishmëri dhe dije për iniciativa, ide dhe demonstrim të njohurive të marra në ligjërata.