Front-end Web Development

Qëllimi i trajnimit & Përfitimet e nxënësit

Qëllimi kryesor i këtij kursi është në ofrimin e njohurive bazike për studentët për krijimin një ueb sajti personal të tyre. Në këtë kurs, instruktori do t’i pregatisë nxënësit në përdorimin dhe organizimin e ueb sajtit duke përdorur teknologjitë e njohura HTML5, CSS3 dhe JavaScript. Poashtu, nxënësit do të përfitojnë njohuri të detajuara në definimin e përmbajtjes së ueb sajtit duke përdorur HTML5 (HyperText Markup Language), duke shtuar kështu HTML5 tagjet siç janë titujt, nëntitujt, paragrafet, listat, linkat, shtimin e videove, imazheve si dhe elementeve të tjera në ueb sajt.

Pas përfundimit të këtijë kursi,nxënësi/studenti do jetë në gjendje të:

  • Kuptojë në përgjithësi sistemin e funksionimit të HTML5, CSS3 dhe JavaScript.
  • Të kuptojë rolin e secilës prej tyre dhe dallimet ndërmjet tyre.
  • Mirëmban dhe përditëson ueb sajtin e tij, shtimin e elementeve të ndryshme dhe avancimin e ueb sajtit.

Metodologjia për realizimin e temave mësimore:

Kursi është kombinim i ligjëratave, diskutimeve, bisedave dhe ushtrimeve praktike.

Kushtet për realizimin e temave mësimore:

Literatura adekuate, tabela, kompjuteri, projektori dhe mjetet tjera TI për mësim dhe ushtrime.

Studenti/nxënësi duhet të jetë i rregullt në ligjërata dhe ushtrime, të shfrytëzoj të gjitha mundësitë për nxënie të dijes, të përdorë literaturën e obliguar dhe më të gjerë, të jetë aktiv dhe të respektoj rregullat e “INFINIT”.

Studenti/nxënësi duhet të jetë aktiv në ushtrime dhe të reflektoj gatishmëri dhe dije për iniciativa, ide dhe demonstrim të njohurive të marra në ligjërata.

Fuksionet bazike të HTML5

  • Direkt në elementet HTML5
  • Brenda elementit “style” apo
  • Ndaras në një fajll të dedikuar CSS3.
  • Komentimi i kodit në HTML5 dhe CSS3
  • Elementet tekst, strukturë dhe hiperlinkat
  • Inkorporimi i listave, imazheve dhe videove
  • Selektorët e avancuar
  • Përdorimi i ngjyrave
  • Gjatësia (për definim të madhësisë dhe pozitës së gjërave- “things”)

Struktura bazike e JavaScritpt

Hyrje gjenerale në kornizat (frameworks) e JavaScript

  • Përfundimi i ueb sajtit personal, mbushja e kontentit dhe struturimi
  • Prezantimi individual i ueb sajtit
  • Shpërndarja e certifikatave të trajnimit