Nga viti 2020 është i angazhuar në qendrën Infinit si ligjërues i kursit të AutoCAD.
Gazmend Krasniqi është Doktor Shkence në Inxhinieri Mekanike, përkatësisht i doktoruar në Aplikimin e Turbinave Erës për prodhimin e energjisë elektrike. Studimet Bachelor dhe Master i ka përfunduar ne Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Prishtinë, në departamentin e Termoenergjetikës dhe Termoteknikës. Studimet e doktoratës i ka vazhduar e përfunduar pastaj në Universitetin St. Kliment Ohridski, Manastir, Maqedoni e Veriut. Punimet shkencore e ekspertizat i ka kryesisht në këtë lëmi në të cilën edhe ka doktoruar, duke shtuar edhe aplikimin e energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike, me matje e eksperimente me të dhëna reale të marra nga stacioni meteorologjik dhe panelet fotovoltaike.
Paraprakisht ka qenë i angazhuar në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të UP si asistent për dy vite dhe në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj fillimisht si asistent për 2 vite e pastaj edhe si ligjërues për 3 vite të tjera. Nga viti 2018 është i punësuar në kompaninë Tregtia shpk si inxhinier i makinerisë, ku projekton dhe mbikëqyrë instalimet e ngrohjes qëndrore në kuadër të lagjes Kodrina.
- rr. Abdyl Frasheri, Prishtinë
- +383 45 88 11 00
- ininitcenter
- [email protected]
- stylemixthemes.com