Global Hippo Association

Global Hippo Association

Global Hippo Association është organizatë jo-fitimprurëse e themeluar në vitin 2012

Olimpiada Hippo “Gjuha Angleze pa kufij” është Olimpiandë ndërkombetare e cila
promovon gjuhën angleze, sfidat e nxënësve në mbarë globin të cilët garojnë në
njohuritë e gjuhës angleze si dhe përmirëson bashkëpunimin ndërmjet mësuesve.

Kjo olimpiadë organizohet një herë në vit në Evropë, Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine.
Në Kosovë, qendra Infinit Training Center, ka marrë përfaqësinë e organizimit të
“Hippo” – Kosova.

Në Olimpiadën “Hippo” mundësohet pjesëmarrja e të gjithë nxënësve të grupmoshave nga 6-19
vjeç, të cilët mund t’i testojnë njohuritë e tyre nga gjuha angleze përballë moshatarëve të tjerë
nga vendet e ndryshme të botës. Garat oranizohen të ndara në gjithsejt pesë kategori dhe në
grup mosha të ndryshme, të cilat janë të emërtuara si në vijim:
Little Hippo
Hippo 1
Hippo 2
Hippo 3
Hippo 4
Hippo 5

Për këtë olimpiadë kanë aplikuar gjithësejt 470 fëmijë dhe të rinjë të moshës 6-19 vjet.
Rundi i pare dhe i dytë i testimit u mbajtë në qendrën Infinit me datën 9 dhe 30 Prill 2022.

Nga rundi i parë u kualifikuan 31 garues, kurse nga rundi i dytë u kualifikuan 7 garues.

1. Little Hippo-TUANA KRASNIQI,
2. Little Hippo -RITA LAJQI
3. Hippo 1-ANDI MEKAJ
4. Hippo 2-ERZA GRUDA
5. Hippo 3-RINA QEVANI
6. Hippo 4-NADIR YMERI
7. Hippo 5-REDON QERIMI

Rundi Regional Qualifiers u mbajtë me 18 maj në Venecia të Italisë,kandidatët nga Kosova ju
nënshtruan testit Online për shkak që nuk paten mundësi të pajisen me Viza për udhëtim.
EVA ALINE COUPET HEBIBI nga Kosova kualifikohet direkt në finale.
Finalja do të organizohet në datat 29-30 Shtator dhe do të mbahet në Romë, Itali.

Leave a comment