Olimpiada Ndërkombëtare STEM

STEM education

Çfarë është Olimpiada Ndërkombëtare STEM?

Olimpiada Ndërkombëtare STEM është platformë ndërkombëtare online në të cilën garojnë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e 12’të me pyetjet të cilat përgatiten në përputhje me programin e edukimit STEM duke përfshirë shkencën, teknologjinë, inxhinierinë artin dhe matematikën.

Cili është qëllimi i garave STEM?

Qëllimi kryesor i Olimpiadës STEM është në familjarizimin e nxënësve më pyetje, detyra dhe  sfida të ndryshme gjatë testimeve dhe të cilat do t’i hasin edhe praktikisht në jetën e përditshme.

Sa shtete marrin pjesë? Po Kosova?

Në këtë garë nga 1200 shkolla nga 103 vende të botës dhe marrin pjesë rreth 11,000 nxënës.
Lajmi i mirë për vendin tonë është që në bashkëpunim me përfaqësuesit e STEM, Infinit ka arritur të garantojë pjesëmarrjen e Kosovës në këto gara.

Çka fitoj unë prej kësaj gare?

Përmes pjesëmarrjes në këto gara, ju mund të rrisni vendosmërinë dhe të përmirësoni aftësitë në zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga aspekti shkencor. Ajo që është me me rëndësi është korrelacioni i këtyre mësimeve me jetën e përditshme, ku ju do të jeni të vetëdijshëm rreth aplikimeve të këtyre mësimeve në jetë.

Një anë tjetër pozitive e këtyre garave është mundësia që nxënësit nga vendi ynë do të mund të garojnë me moshatarët e tyre nga e gjithë Evropa pa pengesa, dhe do të sfidojnë njohuritë e tyre në këto fusha duke shkëmbyer vlerat e kulturës sonë me ato të vendeve ndërkombëtare.

Poashtu, gjatë testimit nxënësit do të mund t’i zhvillojnë më shume njohuritë e tyre me kompjuter si dhe të mësojnë se si të menaxhojnë kohën e tyre.

Si mund të përgatitem më mirë për këto gara?

Pavarësisht nivelit tuaj sa i përket njohurive të përgjithshme, Qendra Infinit, do ju ndihmojë vazhdimisht gjatë gjithë procesit të garës por edhe gjatë fazës përgatitore, duke organizuar kështu ushtrime shtese që do ua lehtësojnë pjesëmarrjen në këtë garë të gjithë nxënësve që zgjedhni të sfidoni veten për t’u parapërgatit sa më denjësisht për garat STEM.

Kur mbahen garat?

Varësisht nga pasioni juaj të gjitha garat në fushat e ndryshme të njohurive do mbahen në data të ndryshme, për të cilat do ju informojmë ne.